Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm te rrethi i madh në Prishtinë.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se aksidenti ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture në lëvizje.
“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Lakrishtë në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një motoçikletë dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person (ngasësi i motoçikletës). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rast po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...