Një aksident trafiku ka ndodhur në Veternik të Prishtinës, saktësisht përballë qendrës tregtare “Albi Mall”.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se nga ky aksident, ku janë përfshirë dy vetura, kanë mbetur të lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 15:30, në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti për arbresh.info
Si pasojë e këtij aksidenti në këtë rrugë është krijuar kolonë e gjatë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...