Aksident në Strellc të Deçanit mes dy automjeteve dhe një kamioni, lëndohen 5 persona

19:56 | 29 Prill 2024
E.G

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve dhe një kamioninë fshatin Strellc të Deçanit .

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompentente.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, njoftoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme