Aksident në Stapanicë të Klinës, lëndohen tre persona

19:15 | 5 Mars 2024
E.H

Tre persona janë lënduar si pasoj e një aksidenti trafiku në fshatin Stapanicë të Klinës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 17:45 ka ndodhë një aksident mes dy automjeteve, tre persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët më pas janë dërguar në QMF dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme