Aksident në Sojevë të Ferizajt, dy të lënduar

16:13 | 11 Shkurt 2024
E.G

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë  për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli për Arbresh.info tha se një veturë me targa vendore e cila ishte në lëvizje, ka dal nga rruga.

“Ju njoftojmë se, sot rreth ores: 14:00 në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë në lëvizje, me targa vendore ka dalur jashtë rugës. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në veturë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. “, tha Veseli.

Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj. “Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha ndër të tjera ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme