Google ADS

Aksident në Rugovë, vdesin dy të rinj

11:47 | 30 Shtator 2017
M. A.

Pas një aksidenti në orët e para të mëngjesit në magjistralen Gjakovë-Prizren, konkretisht në fshatin Rugovë kanë humbur jetën dy persona. Njëri 20 vjeç dhe tjetri 27 vjeç- bën të ditur Komandanti i Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj për Gazetën Express.

Mësohet se vetura e viktimave është përplasur me një pengesë.

Numri i viktimave në aksidente është shtuar, ditë më parë në Komaran kanë humbur jetën tre persona.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vendin tonë çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente dhe shqiptohen qindra gjoba për kundërvajtësit e trafikut. Ndërkohë që policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunkacion.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme