Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në fshatin Arllan.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejme të rastit”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës Arlinda Rexhepi./arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor