Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë në fshatin Nadakovc.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
Pllana tha se të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri.
“Sot me datën 11.08.2024 rreth orës 11:04 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë në fsh Nadakovc, ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, të përfshira janë tri automjete me targa vendore, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri”, ka thënë Pllana./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?