Google ADS

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohet një person

22:47 | 5 Janar 2023
E.H

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe është përfshirë një veturë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

“Sot rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme