Google ADS

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona

18:33 | 28 Maj 2024
E.H

Tre persona janë lënduar si pasoj e një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 13:20, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme