Google ADS

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, vdes një 36 vjeçar

21:40 | 29 Tetor 2021
L G

Një 36 vjeçar ka humbur jetën si pasoj e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë arbresh.info se aksidenti me fatalitet ka ndodhur rreth orës 14:30 në fshatin Debërllukë.

“Sonte, rreth orës 14:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Debërllukë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima i moshës 36 vjeçar”, tha Zahiti.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit. /arbresh.info/

Të ngjashme