Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në hyrje të Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.”, ka thënë ai./Arbresh.info/
KQZ e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë Memorandum bashk...
Salianji ndan mesazhin e fundit përpara arrestimit: Asgjë nu...
Sekuestrimi i mbi 1 ton drogë, Prokuroria Themelore në Pejë ...
Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasj...
Inspektorati i Prishtinës nis aksionin për largimin e vetura...
Parandalohet kontrabandë me pije alkoolike me vlerë prej 5 m...