Tre persona janë lë nduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjakovë-Prizren.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:20, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh.
“Në rrugën Gjakovë-Prizren, tek vendi i quajtur “fshati Slloven”, rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithëshme në Gjakovë për trajtim mjekësor.”, konfirmoi Elezaj.
Elezaj bën të ditur se Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin./Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I