Aksident në Rigjevë të Klinës, një i lënduar lehtë

22:07 | 16 Prill 2019
L G

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Rigjevë të komunës së Klinës.  Arbresh.info ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura ka dalë jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.  Arbresh.info ka kontaktuar zyrtarë policor të rajonit të Pejës të cilët kanë konfirmuar këtë aksident.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka konfirmuar lajmin për arbresh.info.

Sipas tij, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, të cilat kanë dalë nga rruga. Ndërsa si pasoj e këtij aksidenti, sipas tij, një person ka pësuara  lëndime të lehta trupore.

“Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:45  në Rigjevë (Gurash) të komunës së Klinës.Dy automjete kanë dalë nga rruga. Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Familjarët  e kanë dërguar për t’i dhënë ndihmën e parë”, ka thënë Ibraj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme