Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Raushiq të Pejës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Katër persona me urgjencë janë dërguar në Spitalit Rajonal. Hetuesit policor të trafikut janë në vendngjarje”, ka thënë Rugova./Arbresh.info
Romeo Veshaj fshin të gjitha fotografitë nga Instagrami – lë...
Rreth 1000 emigrantë mbërrijnë në Lampeduza gjatë 24 orëve t...
Irani dënon vendimin për sanksionimin e Teheranit nga BE-ja ...
Meloni: Pakti me Shqipërinë të ndiqet edhe nga vendet jashtë...
Korsitë e dedikuara për autobusët, Rama tregon për reformë e...
Veprimet me të cilat “mund të vrisni makinën tuaj”