Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohen tre persona

20:21 | 14 Nëntor 2020
A. B.

Para pak çastesh, ka ndodhur një aksident në qendër të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Luan Haradinaj”.

Përmes fotove të siguruara nga portali, shihet një veturë e rrokullisur teksa ka përfunduar me katër rrotat përpjetë, shkruan portali arbresh.info

E lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 19:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. E përfshirë është vetëm një veturë, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin”, deklaroi Krasniqi. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme