Google ADS

Aksident në Prishtinë, tre të lënduar

15:00 | 13 Korrik 2021
A. B.

Sot rreth orës 13:45, ka ndodhur një aksident trafiku në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Në këtë aksident ishin të përshira dy vetura, ndërsa mbetën të lënduar tre persona.

Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:45, është raportuar për një aksident trafiku në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndër kaq janë dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor tre persona të lënduar”, tha Borovci.

Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme