Aksident në Prishtinë: Shkel një të moshuar dhe tenton të ikë, arrestohet (FOTO/VIDEO)

22:11 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 21:40, në rrugën Tringë Smajli në sheshin e Prishtinës, ku një person me motoçikletë ka shkelur një person të moshuar, duke i shkaktuar lëndime.

Vozitës i motorit ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes pasi e ka braktisur mjetin, por është kapur nga Policia në vendin e ngjarjes.

Ai ishte edhe i armatosur, kurse revolja i ka rënë pranë vendit të ngjarjes, të cilën e gjeti një pjesëtar i policisë.

Policia bën të ditur se personi i goditur është dërguar për ekzaminim mjekësor në QKUK.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit është ndaluar nga policia dyshohet edhe për një person tjetër i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitet relevante policore janë ne proces të hetimeve intensive për sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit./arbresh.info

19578878_1565848740144168_518303458_o

https://streamable.com/wu51v

Të ngjashme