Aksident në Prishtinë, pesë persona të lënduar

20:21 | 19 Korrik 2023
K.B

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën “Bedrush Çollaku” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bedrush Çollaku” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, deklaroi ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme