Aksident në Prishtinë, nuk ka të lënduar

21:25 | 6 Janar 2021
L G

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 20:00.

Rasti ka ndodhur tek rrethi i flamurit, mirëpo nuk raportohet për të lënduar

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

“Rreth orës 20:00, në rreth rrotullimin pran stacionit policor Jugu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, është shprehur ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme