Google ADS

Aksident në Prishtinë, makina godet personin me nevoja të veçanta

19:17 | 22 Tetor 2019
Arbresh.info

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Kodra e Trimave, ku në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një person me nevoja të veçanta që gjendej në karrocë.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi poashtu bën me dije se si pasojë e këtij aksidenti personi me nevoja të veçanta ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mon Bala” në Prishtinë, rreth orës 16:45. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një person në karrocë (person me nevoja të veçanta). Si pasojë e aksidentit është lënduar personi në karrocë i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme