Aksident në Prishtinë, humb jetën një person

08:53 | 17 Shkurt 2024
R J

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në trafik, në Prishtinë, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Viktima dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga një burrë, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

I ndjeri është dërguar në QKUK ku aty ka ndërruar jetë.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë / 16.02.2024-12:03. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku më pas ka ndërruar jetë pasi që i njëjti dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga  dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme