Një aksident trafiku ka ndodhur afër menzes së studentëve në Prishtinë.
Policia e Kosovës bënë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë arbresh.info se në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.
“Sot rreth ores 10:35 te semaforat afër menzës së studentëve në Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me lendime të lehta trupore. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Ndihmë mjekesore nga ky aksident raportohet se kanë kërkuar 2 persona dhe pasi kanë marrë trajtimin në Emergjencën e QKUK-së janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Hoxha për arbresh.info.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi