Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona

23:50 | 3 Shtator 2023
E.G

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje ajo tha se në aksident janë përfshirë tre automjete.

Sot rreth orës 22:45, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Peran -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Siç bëri të ditur Ahmeti, me rastin po merret njësia rajonale e trafikut./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme