Google ADS

Aksident në Mitrovicë të Jugut, lëndohen katër persona

19:35 | 10 Mars 2024
E.G

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Mitrovicë të Jugut.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Zahiti tha se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 15:45, është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicë ku janë përfshirë  tri vetura. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor kërkuar katër persona”, tha ai./Arbresh.info/

Të ngjashme