Aksident në Mitrovicë, lëndohen dy persona

20:26 | 26 Korrik 2022
L G

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e përfshirjes në një aksident në Mitrovicë.

Për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë.

Sipas tij në aksident janë përfshirë dy vetura civile.

Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, të përfshira në aksident dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksident, tha Zahiti./arbresh.info/

Të ngjashme