Dy persona kanë përfunduar të lënduar, pas përfshirjes në një aksident trafiku në Mazgit.
Policia e Kosovës bënë të ditur se aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit, në të cilin janë përfshirë dy automjete, raporton arbresh.info.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, emergjenca si dhe zjarrfikësit.
“Rreth orës 18:45, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku afër Mazgitit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe sipas informacioneve fillestare dy automjete janë përfshirë në aksident dhe dy persona vërehet se kanë marrë lëndime trupore. Janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësat për të asistuar në vendin e ngjarjes. Trafiku rajonal i Prishtinës është në lokacion duke u marrë me rastin, për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar shkaktarin e aksidentit”./arbresh.info/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...