Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Dragobil të Malishevës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj bën të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për katër persona të lënduar”, tha ai.
Më tej ai njofton se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin./Arbresh.info/
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit