Google ADS

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen pesë persona

19:04 | 23 Janar 2021
A. B.

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë saktësisht në fshatin Gllamnik.

Në këtë aksident aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete, shkruan portali arbresh.info

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi deklaroi se me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut.

Sot, më 23.01.2021 rreth orës 17:09, policia ka pranuar një informatë për një akasident trafiku me lendime në magjistralen Prishtinë-Podujevë (fshati Gllamnik). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona. Njësitet policore janë marrë me aksidentin- përfundoi Krasniqi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme