Google ADS

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohet rëndë një këmbësor

12:32 | 1 Tetor 2022
K.B

Një këmbësor rreth moshës 80 vjeçare ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një automjet në lëvizje sot rreth orës 11:21 në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin për arbrersh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, i aksidentuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.

“Rreth orës 11:21 ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një këmbësori rreth 80 vjeçare në magjistralen Prishtinë-Pejë. I aksidentuari është dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Krasniqi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme