Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

18:25 | 1 Qershor 2024
E.K

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, i cili ka  thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme