Aksident në Magjistralen Gjilan-Prishtinë

16:58 | 8 Tetor 2021
Arbresh.info

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Gjilan-Prishtinë mes një veture dhe një kamioni.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo ndonjë viktime, shkruan arbresh.info.

Policia e Kosovës ende nuk ka informata të detajuara rreth këtij aksidenti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i ka thënë arbresh.info se nuk ka ende ndonjë informatë për detaje të tjera dhe se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.

“Mundemi me konfirmu se ka ndodhur një aksident trafiku në dalje të fshatit Parallovë. Për momentin nuk kemi më shumë informata se aty i kemi njesitet policore” u shpreh Hashani./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme