Google ADS

Aksident në Lushtë të Mitrovicës, katër të lënduar

23:03 | 29 Shtator 2022
E.H

Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës, konkretisht në segmentin rrugor Mitrovicë – Pejë.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Aksidenti trafiku me lëndime i ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën rajonale Mitrovicë -Pejë segmenti rrugor në fshatin Lushtë të Mitrovicës. Në aksident u përfshi një veturë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime” – tha Zaiti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme