Aksident në Llaushë të Skenderajt, lëndohen shtatë persona

21:36 | 14 Maj 2021
L G

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e përfshirjes në një aksident trafiku në Llaushë të Skenderajt.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe në aksident sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, është shprehur Zahiti për arbresh.info.

Të ngjashme