Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje mes dy veturave në Komoran.
Sipas njoftimit, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ku dy nga ta kanë pësuar lëndime të rënda trupore, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Komoran /13.12.2023-18:20. Raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore. Vetura në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar ka goditur veturën e ndaluar në shiritin emergjent , në të cilën gjendeshin tre persona. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ku dy nga ta me lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”, njofton policia./Arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare