Aksident në Kaçanik, lëndohen pesë persona, mes tyre edhe një ushtar i KFOR-it

00:47 | 24 Maj 2022
Trina Galanxhi

Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në afarësi të qytetit të Kçanikut.

Në këtë aksident janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një veturë.

Përmes një komunikate për media, KFOR-i ka bërë të ditur se në këtë aksident është lënduar edhe një ushtar i tyre.

“Një automjet i KFOR-it dhe një veturë private janë përplasur. Të gjithë të përfshirët kanë marrë tretman mjekësor në vendngjarje përpara se të transportohen në spital”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ata kanë bërë të ditur se kanë nisur një hetim për shkakun e aksidentit.

“Policia Ushtarake Ndërkombëtare e KFOR-it aktualisht është duke hetuar shkakun e aksidentit në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare. Detaje të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme”, thuhet në komunikatë. /Zëri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme