Aksident në Kaçanik, lëndohen katër persona

18:36 | 5 Dhjetor 2023
E.G

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas tij, personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Ju njofojmë se sot rreth ores 17:05 në rrugen Ferizaj – Shtërpcë, në fsh. Bajnicë K. Kaçanikut ka ndodhur nje aksident trafiku, ku janë perfshirë dy vetura. Veç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 4 persona . Ekipe të policisë të Trafikut Rajonal dhe Emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, konfirmoi Veseli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme