Aksident në itali, dy kosovarë të lënduar

11:51 | 16 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Dy kosovarë përfundojnë në spital pas aksidentit në Itali

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në Ponte delle Priula të Italisë.

Automjeti u tyre u përmbys pasi u përplas fillimisht me një makinë tjetër. Sipas mediave italiane, të plagosurit janë 22-vjeçar me iniciale K.H. dhe 26-vjeçari me iniciale R.B., shqiptar i Kosovës.

Dy shqiptarët u dërguan në spital dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dinamika dhe shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme