Aksident në hyrje të Kaçanikut, lëndohen tetë persona

23:41 | 31 Mars 2022
L G

Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku, që ka ndodhur, rreth orës 22:00, në hyrje të Kaçanikut.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova Kanun Veseli, që është zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, i cili tha se në këtë aksident ishin të përfshirë dy automjete

Disa nga të lënduarit po marrin trajtimet mjekësore në Kaçanik, ndërkaq disa të tjerë janë dërguar për trajtim në Ferizaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme