Aksident në Han të Elezit, lëndohen dy ushtarë zviceranë

17:57 | 19 Shtator 2017
Arbresh.info

Në afërsi të kufirit me Maqedoninë, në Han të Elezit, janë lënduar dy ushtarë zviceranë dhe një qytetar kosovar që u përfshinë në një aksident trafiku.

Lajmin e ka konfirmuar baza e ushtrisë zvicerane në Kosovë.

Për aksidentin e ndodhur ka filluar një hetim, ka konfirmuar zëdhënësja e ushtrisë Daniela Cueni. “Kjo është normale në një rast të tillë, por ne jemi ende në fillim të hetimit”.

Dihet se dy anëtarë të ushtrisë zvicerane që ishin ulur në automjetin e KFOR-it janë lënduar lehtë dhe kanë marrë trajtim mjekësor, njofton Insajderi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme