Aksident në Gjilan, autobusi këput telat e rrymës, lëndohen tre persona

22:33 | 21 Qershor 2022
L G

Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasoj e një aksidenti në rrugën e Ferizajt në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hasani i ka thënë arbresh.info se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20 në të cilin është përfshirë një autobus.

“Ju njoftojmë se rreth orës 21:20 ne rr e Ferizajt, afër restorant ,,ASTORIA” – Gjilan , ka ndodh një aksident ku i përfshirë është një autobus, i cili ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pake kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehte tre persona”, tha Hashani.

Me rastin, sipas tij, janë duke u marr Njësitet e trafikut Rajonal ./arbresh.info/

Të ngjashme