Kosovari, Mursel Duraku (59-vjeç), nga Abria e Poshtme e Skenderajt ka humbur jetën në një aksident trafiku në Gjermani.
Lajmin për vdekjen e mërgimtarit e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale.
Aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur gjatë së martës.
“Njoftim mortor: Te Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi! Me dhimbje te thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët që pas një aksidenti në Gjermani me datë 02.05.2023 në moshën 59-vjeç, ka ndërruar jetë babai, axha ynë i dashur, Mursel Duraku. Për varrim ju njoftojmë me kohë.
Të pikëlluar, familja Duraku”, thuhet në njoftimin e familjes./Arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër