Një 22 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga një aksident në Gjakovë ku ishte e përfshirë një makinë dhe një motoçikletë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën “Gjergj Sokoli”- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë. Për pasojë ngasësi i motoçikletës (mashkull i lindur në vitin 2001) për shkak të lëndimeve është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë”, tha Elezaj.
Tutje i bëri të ditur se një person është ndaluar në mbajtje.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim e të cilit një person është ndalur në mbajtje.
Ndërkaq, rasti, siç tha Elezaj, është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...