Një motoçiklist ka goditur një vajzë në Gjakovë, saktësisht në rrugën “Gjergj Sokoli”, dhe i njëjti është goditur nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka bërë të ditur për Arbresh.info, se vajza është dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Greza” në Gjakovë për tretman mjekësor.
“Deri te aksidenti dyshohet se kishte ardhur, derisa viktima kishte qenë duke lëvizur me biçikletë në Rr. “Gjergj Sokoli” në drejtim të lagjes “Dardania” I, mirëpo me të arritur afër qendrës tregtare ‘ETC’, sipas viktimës dyshohet se nga prapa e kishte goditur një motoçikletë në rrotën e pasme e më pas goditjes ishte përplasur për asfalti, ndërsa motoçikleta fillimisht ishte ndalë në vend të ngjarës e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, ka thënë Gjurkaj.
Gjurkaj ka deklaruar se si pasojë e këtij aksidenti, vajza pas një kontrolli mjekësor, rezulton se kishte tri brinjë me frakturë./Arbresh.info
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare