Google ADS

Aksident në fshatin Drenoc të Klinës, lëndohen tre persona

17:54 | 24 Qershor 2024
E.G

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Drenoc-Klinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Drenoc-Klinë.
Në këtë aksident ishin të involvuara tri (3) vetura, dhe si pasojë e këtij aksidenti tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.”, konfirmoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme