Google ADS

Aksident në Ferizaj, vdes një person

11:58 | 30 Qershor 2017
L G

Në fshatin Talinovc të  Ferizajt dje rreth orës 14:00 një person ka humbur jetën në një aksident fatal, raporton “Arbresh.info”.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima gjersa ishte duke drejtuar veturën ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, me ç’ rast është rrokullisur.

“Si pasojë e aksidentit, ngasësi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, bën të ditur policia./ Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme