Një 11-vjeçar është goditur nga vetura në Drenas.
11-vjeçari ka pësuar lëndime të renda trupore si pasoj e këtij aksidenti.
Kështu ka thënë për Arbresh.info, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00, në fshatin Qikatovë e re të Drenasit, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti në lëvizje dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori (i mitur 2009). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, tha Ahmeti..
Ajo tha se aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...