Google ADS

Aksident në Drenas, rrokulliset një veturë

10:08 | 10 Tetor 2024
R J

Një veturë është rrokullisur mëngjesin e sotëm në fshatin Nekoc në Drenas.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në këtë vet-aksident është lënduar shoferi dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 08:30,  është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Nekoc, deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësi është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme