Aksident në Carralevë, lëndohen dy persona

16:46 | 6 Tetor 2024
E.G

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Carralevë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot me datë 06.10.2024 , rreth orës 14:30 është aksident trafiku, ku jane te perfshira dy vetura. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore.”, ka thënë ai.

“Policia është duke hetuar aksidentin.”, përfundoi Bytyqi./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme