Google ADS

Aksident në Banjë të Pejës, lëndohen tre persona

16:09 | 29 Korrik 2018
V. S.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Banjë të Pejës, ku janë lënduar tre persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Express se janë aksidentuar dy vetura dhe janë lënduar tre persona, por lëndimet nuk janë të mëdha dhe nuk ka rrezik për jetë.

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes, pasi si pasojë e aksidenteve të trafikut, gjatë këtij viti në vendin tonë kanë vdekur afro 70 persona./GazetaExpress/

Të ngjashme